Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar pasi i janë zbuluar 500 gramë kokainë në makinë.
Arrestimi i 27-vjeçarit erdhi pas një kontrolli të thjeshtë. Në momentin e ndalimit ai është shfaqur nervoz dhe ka ngjallur dyshime.
Pas kontrollit të kryer u gjetën mbi gjysmë kilogrami kokainë, e fshehur në një ndarje brenda mbushjes së një sediljeje u gjet kokaina, sipas policisë shumë e pastër.
Burri u arrestua për trafik droge dhe u dërgua në burgun Capanne. Operacioni i policisë bëri të mundur heqjen e rreth 12 mijë dozave kokainë nga rruga për një vlerë totale tregu rreth 120 mijë euro.