-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama arrin në Kosovë! Takohet me Osmanin, Kurti s’e hap derën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Kosovë. Pas uljes në Prishtinë është nisur për të takuar Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas në 17:00 kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca. Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar takimin.

Dje kreu i qeverisë së Kosovës vendosi si kusht për takimin mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Por mbledhje të përbashkët qeverie nuk ka.

Për të hequr “merakun” e Kurtit për 13 marrëveshjet që po prisnin në sirtar, Edi Rama njoftoi se qeveria i tij i firmosi sot dhe i nisi për në Prishtinë.

Ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur firmosjen e marrëveshjeve, 13 në total me Shqipërinë për lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Por dy kryeministrat me shumë gjasë nuk do të takohen edhe pse Rama nga Shkupi i kujtoi Kurtit që “edhe hasmit i hapet dera”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit