I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner u takua me drejtues të shoqërisë civile, për të dëgjuar rreth punës së tyre frymëzuese, që synon përmirësimin e shoqërisë shqiptare.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se ai ka falënderuar grupin për përpjekjet e tyre për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri duke çuar përpara të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar integritet zgjedhor dhe duke nxitur aktivizmin politik.
“Aktorët e shoqërisë civile, të mëdhenj apo të vegjël, forcojnë demokracinë e Shqipërisë dhe përmirësojnë të ardhmen e saj”, citohet postimi.