Sot protestë, zbulohet skenari i opozitës jashtë Kuvendit dhe brenda sallës së seancave
Në kohën kur jashtë Kuvendit do të mbahet një protestë, deputetë të tjerë opozitarë do të futen në sallën e seancave plenare, për të vijuar me skenarin e bllokimit të punimeve, atë të hedhjes së tymueseve.
Protesta e Berishës, policia “blindon” Kuvendin, 800 efektivë në terren
Mësohet se mbështetës të Gazment Bardhit do të jenë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe ligjvënës të grupit të Berishës që nuk janë të përjashtuar nga punimet.
Ndërkohë, në protestën e opozitës pritet të flasin deputetë të përjashtuar dhe jo vetëm, mbështes të Berishës, si dhe vetë ish-kryeministri.
Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi dje se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.
Berisha paralajmëron kaos, socialistët mbërrijnë dy orë para në Kuvend