-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Dy kriminelë u ekstraduan, t’i japim fund pandëshkueshmërisë

Kryesoret

Në lidhje me ekstradimin e dy shqiptarëve nga Greqia dhe Italia, pjesë e grupeve kriminale, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se çdo ditë vijon bashkëpunimi me Interpol për të gjetur personat në kërkim ndërkombëtar.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, shkruan ministri Balla.

Nga Italia është ekstraduar  32-vjeçari Gjergji Luli i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike  kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.

Ndërkohë nga Greqia u ekstradua një 48-vjeçar Arben Cufe i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

Greqia dhe Italia ekstradojnë në Shqipëri dy të dënuarit për drogë (EMRAT)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit