Koloneli shqiptar në NATO, Çlirim Toçi, në një lidhje direkte nga Estonia me “5Pyetje nga Ilir Babaramo” dha argumentin e tij se përse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë.
Mediat shkruajnë shumë për atë se çfarë po ndodh në frontin e luftimit. Është një teatër luftimi që nuk është i vogël ka një vijë mbi 1 mijë kilometra. Ka disa zhvillime të cilat komuniteti ndërkombëtar qoftë dhe media i ka pasqyruar si shqetësuese për botën dhe demokracinë perëndimore.
Rënia e qytetit të Avdikës është lajm jo i mirë. Nga pikëpamja ushtarake kjo është fitore taktike nga ana ruse” u shpreh koloneli.
Lufta e Rusisë drejt Ballkanit? Ekonomisti: Janë fuqizuar! Sanksionet e BE-së dështuan
“Fronti i shtrirjes së veprimeve luftarake është teatër. Ukraina nuk kishte forcat dhe numrin e duhur për të sulmuar një forcë që ishte në mbrojtje. Një forcë që sulmon një forcë në mbrojtje duhet të ketë raport tre me 1.
Kur Zelensky bëri njoftimin se Ukraina kishte vendosur që Ukrainë të kryente atë ofensivën e pranverës Zelensky investoi shumë që të merrte mbështetjen e duhur. Luftimet në terren nuk janë aq të lehta” shtoi koloni Çlirim Toçi.
Ai tregoi gjithathtu se një nga gjeneralët më brilante të Ukrainës, Valeri Zalushnyi, nuk arriti që përmbushë pritshmëritë e Zelensky-t.