-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezolutat, “çarku” i Berishës dhe “Ballkani i Hapur”

Kryesoret

Nga Bedri Islami për “5pyetjet.al”

Shumica duhet të miratojë, së pari rezolutën për Bosnjën, më pas të Kosovës. Në të dytën duhen ftuar edhe liderët e Kosovës. Megjithëse jam i bindur, plotësisht i bindur se, as zoti Berisha dhe, për më tepër, as zoti Alibeaj nuk i kanë shtruar për arsye kombëtare dy rezolutat, për dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë, e sidomos në Kosovë, përsëri e majta në pushtet është në një çark nga i cili duhet të vendosë të dalë domosdo.

Por le të marrim gjërat shtruar: Berisha ka dy arsye madhore; rifutjen në lojën e politikës, si aktor i shkallës së parë, ku është prej 32 viteve, aq më tepër, si njeri pasionant dhe që po njeh një ringritje, atij i duhet statusi i liderit.

Nga ana tjetër, ai e di se njëra nga degëzimet e autoritetit të tij ka qenë Kosova, sidomos çështja kombëtare, ku nuk ka më atë autoritet dhe përkrahje pas shpalljes së tij “non grata”, si kurrë më parë, politika në Kosovë ka heshtur ndaj tij dhe kjo ka qenë e pritshme dhe është e arsyeshme, pasi, liderët e rinj të politikës së Kosovës nuk kanë as nostalgji për të djeshmen dhe mendjen e kanë në politikën perëndimore.

Për të parën janë gabim për të dytën janë në të drejtë. Alibeaj është në Kosovë një figurë politike pak ose aspak e njohur dhe nuk ka shfaqur ndonjëherë përmallim për kombin, e as për ngjarjet që kanë ndodhur atje. E shikon këtë si një mundësi afishimi dhe besoj se do të jetë mërzitur që nuk e zbuloi këtë rreng para Berishës.

Ai duhet ta dinte se politika për Berishën, krahas të tjerave është ajër, jetë dhe pasion, por, tani jemi në një gjendje të re; çfarë do të bëjë e majta në pushtet? Unë kam mendimin se duhen miratuar rezolutat, të cilat duhen unifikuar dhe vetë shumica parlamentare duhet të ketë fuqinë, guximin dhe domosdoshmërinë politike për të bërë këtë akt.

E di se kjo ishte një rrugë ku nuk do të donte të futej tani dhe do të ketë shumë justifikime, njëra nga të cilat do të jetë se asnjë shtet evropian nuk e ka njohur gjenocidin në Kosovë, por atje ka pasur gjenocid në një shkallë të lartë. Shteti amë duhet të paraprijë në disa procese kombëtare, pavarësisht nga burokracia evropiane.

Ky është një moment i tillë. Modelin e rrugët duhet t’i gjejnë domosdo. Ballkani i hapur nuk do të thotë të mbyllësh rrugën e kombit, bashkimit të tij. Vetë koncepti i Ballkanit të hapur, pavarësisht zhvillimeve që mund të ketë në të ardhmen e afërt, është  i gabuar dhe lë shumë enigma pas vetes.

Rrugën që se si do e gjejnë shumica është çështje e tyre, nëse do të heshtin dhe për shkak të Ballkanit të Hapur do e kalojnë si gjë të parëndësishme, do i sjellin dëm të madh ndërlidhjes së kombit dhe, vlerat e së majtës gjatë luftës në Kosovë, që ishin të mëdha dhe historike, do të bjerrin shumë nga cilësitë e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit