-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shuhen 24 vatra zjarri”, ministria dorëzohet, vë në punë helikopterin

Kryesoret

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici ka deklaruar se janë neutralizuar 24 vatra zjarr. Ajo ka theksuar se ndërto 5 ishin më problematiket.

Po ashtu ajo është shprehur se kanë vënë në punë të helikopterit Cougar.

Janë shuar tri vatrat në Qarkun e Lezhës: në Balldren, në zonën pyjore në Orosh si dhe vatra në fshatin Bërzanë, ku flakët rrezikuan zonën e mbrojtur. Favorizimi nga era bëri që në një kohë relativisht të shkurtër zjarri të merrte përmasa të menjëhershme. Por angazhimi i 105 forcave operacionale, prej tyre 60 Forca të Armatosura, të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Policisë së Shtetit, vullnetarë dhe sektori i emergjencave të bashkisë Lezhë si dhe me ndërhyrjen nga ajri të helikopterit Cougar bëri të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e tij në kohë rekord.

Gjithashtu janë shuar vatrat në fshatin Malajgji të Bashkisë Vau i Dejës dhe një vatër në kurrizin e Moravës, në Devoll.” është shprehur ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit